34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Franca kërkon lirimin e Igor Popoviqit: Çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut

- Advertisement -

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Franca mbështetë ndërmjetësimin evropian që synon normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç thuhet në reagim, kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda dy vendeve, duke shtuar se shpresojnë që Igor Popovic si zëvendës i Petar Petkoviqit të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shpreson që zëvendësnegociatori serb, z. Igor Popoviç, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagim.

“Franca u kërkon të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut. Ajo mirëpret përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në këtë drejtim”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

Të fundit