Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës Philippe Diallo ia ka mbyllur derën që Zinedine Zidane të bëhet trajner i kombëtares franceze të paktën deri në vitin 2026.
Duke folur në një intervistë për Le Figaro, Diallo ka siguruar që pavarësisht performancës së “Gjelave” në Kampionatin Evropian në Gjermani, puna e Deschamps është e sigurt.
Deschamps nënshkroi një rinovim të kontratës pas humbjes së Francës në finalen e Kupës së Botës në Katar nga Argjentina.
Ky rinovim, i cili zgjat deri në vitin 2026, u nënshkrua nga Noel Le Grat, i cili u largua nga posti i tij si president i FFF-së menjëherë më pas.
Megjithatë, largimi i tij nuk e ka komprometuar autoritetin e Deschamps dhe as sigurinë e tij në pozicionin e tij si menaxher i ekipit kombëtar.
Zidane ka kohë që ka kërkuar rolin e Deschamps dhe rreth kohës së rinovimit të Deschamps u fol për ardhjen e tij.
Megjithatë, Diallo e ka mbyllur derën… të paktën tani për tani.
“Zinedine Zidane është një nga monumentet e futbollit francez, kjo është gjëja e parë, që është të tregosh mirënjohje për gjithçka që i ka sjellë popullit francez. Por pastaj është gjëja tjetër, që është se ne kemi trajnerin më të mirë në futbollin francez deri në vitin 2026. Kjo është gjithçka që duhet thënë”, tha Diallo.