Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore të thellë ndaj Holandës, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Gjelat” treguan formën e lartë duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0.
Pas vetëm dy minutave lojë, Kylian Mbappe gjeti të harruar Antoine Griezmannin, i cili me një goditje të bukur i dha epërsinë Francës.
Gjashtë minuta më vonë, Dayot Upamecano shënoi me kokë pas një harkimi të bukur për të dyfishuar epërsinë (8′).
Franca nuk u ndal më kaq, me Kylian Mbappe që trefishoi epërsinë me një gol të bukur pas një asistimi perkekt të Aurelien Tchouamenit (21′).
Franca vazhdoi të dominonte gjatë tërë kohës duke tentuar të shënonte edhe disa gola të tjerë.
Mbappe humbi një rast të artë nga afërsia duke mos arritur ta mposhtë portierin, derisa goli i Moussa Diabyt u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur mendohej se ky do të ishte rezultati përfundimtar, në skenë doli prapë Kylian Mbappe që vulosi fitoren (88′).
Holanda kishte rastin për ta shënuar se paku golin e nderit, mirëpo Memphis Depay dështoi nga pika e bardhë (90+3′).
Me këtë fitore të thellë, Franca merr liderin në grupin B me tre pikë, derisa Holanda bie në fundin e tabelës pa pikë.