Selektori i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps e ka zbuluar sot listën e të ftuarve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator, kundër Italisë më datën 6 në “Parkun e Princave” dhe kundër Belgjikës tri ditë më parë në Lyon.
Siç parashihej, trajneri i “Blues” nuk ka bërë shumë ndryshime pas Europianit, por në mesin e 23 të ftuarve shihet një risi, emri i Michael Olise.
Pasi i mbrojti ngjyrat e Kombëtares në Olimpiadë, futbollisti i ri i Bayern Munichut arrin në Kombëtaren e të rriturve në vend të të pensionuarit, Olivier Giroud.
Rabiot e Camavinga do të jenë mungesa në mesfushë për motive të ndryshme, njëjtë si Pavard e Coman.
Më poshtë mund ta shihni listën e Francës për ndeshjet e shtatorit.