Franca ka shënuar fitore ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Francezët shënuan fitore të pastër 2:0 në një ndeshje ku shkëlqeu Kylian Mbappe me gol dhe asist.
Ylli i Real Madridit e kaloi vendin e tij në epërsi në minutën e 45-të të ndeshjes.
Në të 84-tën, Mbappe asistoi për Olise që shënoi për epilogun e këtij takimi.