Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një deklarate ka dhënë detaje për vizitën e emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, në Prishtinë.
Në komunikatë bëhet e ditur se Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, para takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.
”Emërimi i René Troccaz si i dërguar i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor është një shenjë e qartë e interesimit të Francës për rajonin, në kontekstin e një shtytje të re drejt zgjerimit të BE-së”.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet
‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’.