-4.6 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Fotot e krijuara me AI mashtrojnë qytetarët, Remzie Osmani me reagim të fortë

Ajo ka denoncuar publikisht disa reklama që qarkullojnë online, të cilat pretendojnë se këngëtarja ka rënë në peshë falë disa produkteve specifike.

Përmes një mesazhi të qartë mbi fotot e manipuluara, Remzia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre rrenave. “Disa foto që po qarkullojnë janë të krijuara me AI. Janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë gjendjen time reale,” ka shkruar ajo, duke sqaruar se inteligjenca artificiale është përdorur për të tjetërsuar fizikun e saj në këto reklama mashtruese.

Këngëtarja theksoi se këto produkte për humbje peshe nuk kanë asnjë lidhje me të dhe se fotografitë që përdoren janë thjesht një keqpërdorim për të mashtruar qytetarët që vuajnë nga mbipesha.

Përveç Remzies, në të njëjtin rrjet mashtrimi është përfshirë pa dëshirë edhe imazhi i këngëtares Shyhrete Behluli.

Në mbyllje të reagimit të saj, Remzie Osmani u ka kërkuar ndjekësve të jenë vigjilentë dhe të mos besojnë çdo gjë që shohin në internet, duke i falënderuar ata për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme.

Ky rast shton alarmin mbi rrezikun e përdorimit të AI për të krijuar përmbajtje të rreme që dëmtojnë imazhin e figurave publike dhe xhepin e konsumatorëve. /Prive

Të ngjashme

Të fundit