6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Fotoreporteri palestinez shpallet Mashkulli i Vitit 2023 i GQ (Foto)

- Advertisement -
Fotoreporteri palestinez Motaz Azaiza është zgjedhur si Mashkulli i Vitit 2023 nga revista GQ, edicioni i Lindjes së Mesme.

“Kur filluam të përpilonim listën e Mashkullit të Vitit të këtij viti, vendosëm t’i qasemi asaj nga një vend me arsye. Kush e krijoi ndryshimin – ndryshim real dhe kuptimplotë – në të gjithë rajonin tonë dhe në universin më të gjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj reviste, përcjell Klankosova.tv.

Motaz Azaiza

“Gjatë javëve të fundit, fotoreporteri palestinez u bë një figurë globale, një mjet qëndrueshmërie dhe mishërim i shpresës për popullin e Gazës për ne dhe mbarë botën. Puna e tij personifikon fuqinë e aktivizmit digjital dhe humanizmi i tij është një kujtesë e rëndësishme që trimëria shfaqet në shumë forma. Ndonjëherë ne e zgjedhim atë, herë të tjera ajo na zgjedh neve, dhe në rastin e Azaizës, zgjedhja nuk ishte as një opsion”, thotë GQ Lindje e Mesme.

Motaz Azaiza

Para muajit tetor, llogaria e Azaizës në Instagram kishte vetëm disa mijëra ndjekës ndërsa tani, përmes dritares që vazhdon t’i tregojë botës, Motaz ka grumbulluar miliona njerëz që shikojnë dhe luten me çdo lëvizje të tij.

Motaz Azaiza

“Ajo që ai kap, na ka përfshirë neve dhe na bën neve të tjerëve të jemi të guximshëm përballë kundërshtimeve”, deklaroi mes tjerash GQ Lindje e Mesme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit