Postimi i fundit i Luizit në Instagram tërhoqi vëmendjen e publikut, jo se ka dalë shumë bukur se kjo merret me mend, por për shkak të komenteve në foto, ku ndër të tjera kanë bërë një disuktim shumë interesant dy prej ish-banorëve të “BBVIP”, Ronaldo Sharka dhe Kejvina Kthella. Me diskutim duam të themi sherr, teksa thumbat mes tyre, kanë nisur që nga fakti që Ronaldo ka akuzuar Kejvinën se i bën komentet për “followers”-a, deri tek shkëmbimi i ofendimeve që shkojnë deri në tregëtimin e shalqinjve, nuk e dimë përse.
Më poshtë shkëmbimi i komenteve mes ish-banorëve të BBVIP:
“Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë’
Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow.
Kejvina: Ik o lëpirës i keq
Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të don Shqipëria, je non grata.
Kejvina: Do qaj, po unë kthehem Milano bjondo, po ti në Lushnje të shesësh shalqinj.
Ronaldo: Shalqi do shes, madje do vendos fytyrën tënde aty.”
Duke marrë parasysh marrëdhënien e tyre, si jashtë dhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mendojmë se e gjitha mund të jetë edhe në kuadrin e shakasë, megjithatë nuk i dihet, si e ka nisur Ronaldo, me siguri do grindet me gjithë ish-banorët e BBVIP.