10.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza “i gjuhen” flisë

Pasi u panë duke biseduar me njëri tjetrin derisa po ndiqnin një ndeshje basketbolli në Mitrovicë, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza e kryeministri në largim, Albin Kurti janë parë sërish së bashku.

Organizata Diakonie Youth Center – Mitrovica ka njoftuar përgatiten ushqim për Kurtin e Hamzën nga kuzhina e tyre.

“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe Kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza” – thuhet në njoftim.

Theksojmë se mbrëmjen e së mërkurës, një fotografi ku kryeministrit në detyrë i flet në vesh kryetarit të Mitrovicës, Berdi Hamza, u bë shumë shpejt virale nëpër rrjete sociale.

Me shpërndarjen e kësaj fotografie aludohej shumë për mundësinë e diskutimit për çështjen e bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe LVV-së për qeverinë e re.

Deri me tani palët nuk i kanë komentuar këto fotografi.

Pas përfundimit të ndeshjes, kryeministri në detyrë ka postuar disa fotografi.

Në mesin e tyre, ka postuar edhe një fotografi me kryetarin e Mitrovicës, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër.

Të ngjashme

Të fundit