23.4 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Fotografinë që së pamë: Osmani merr pjesë në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor, Serbia u përfaqësua nga Gjuriq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, i cili është organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas.

Ndonëse presidentja Osmani ka postuar një fotografinë vetëm me kryediploamten e BE-së, duke mos treguar për takimin në fjalë, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka dhënë detaje.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një fotografi me pjesëmarrësit e këtij takime.

“Mora pjesë në takimin e punës për liderët nga Ballkani Perëndimor, organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas. Vura në dukje nevojën për t’i dhënë fund përfundimisht standardeve të dyfishta sepse ato nuk janë as mënyrë europiane, as vlerë europiane, por sjellje antievropiane. Kujtova se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kyç jo vetëm si proces zgjerimi, por si riintegrim thelbësor i rajonit në Evropë, ku historikisht dhe kulturalisht i kemi përkitur gjithmonë. Është një kurë për dilemat e sigurisë dhe ndarjet e reja që tashmë po shfaqen. Unë besoj se BE, si në kohët e vështira në të kaluarën, do të tregojë kreativitet dhe unitet. Është e rëndësishme të perceptohet Ballkani Perëndimor në tërësi, dhe nëse ka një hendek në ecjen mes vendeve, mund të shkaktojë ndarje të mëtejshme në vend të bashkimit”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit