15.4 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Fotografimi i votës, tre persona arrestohen në Drenas

- Advertisement -

 

Tre persona janë arrestuar në një qendër votimi në Drenas.

Kështu njoftoi në një konferencë për media, sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.

“U njoftova nga dega jonë në Drenas, se falë intervenimit të vëhguesve tanë në një qendër votimi për fotografim të votës. Kur të kemi detaje, do t’ju njoftojmë”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo në një konferencë për media theksoi se sipas të dhënave procesi po zhvillohet kryesisht mirë.

“Qytetarët po dalin të votojnë dhe po e marrin në duart e tyre drejtimin e qeverisjes së tyre komunale. Siç kemi theksuar gjithmonë, qeverisja komunale është qeverisja më e rëndësishme për qytetarët. Në nivelin lokal përcaktohet cilësia e jetës së qytetarëve”, tha ajo gjatë konferencës.

Çitaku iu bëri thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

“Të votojnë me përgjegjësi, bindje dhe shpresë. Të votojnë për të ardhmen që e duan dhe që e meritojnë. Katër vjet janë një jetë”, theksoi ajo.

“Ne besojmë në qytetarët e Kosovës”, shtoi ajo

 

Të ngjashme

Të fundit