Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në një përgjigje për FRONTAL të T7 ka folur për fotografinë që sot ka qarkulluar e ku është parë me Taulant Kelmendin e LVV-së.
Berisha ka thënë se mund të takohet me kënd të dojë dhe ka shtuar se sa i përket koalicioneve në Pejë, vendos dega atje dhe kreu i degës, Albi Berisha.
“Unë jam deputet, takona me kënd të du, s’marr leje prej kërkujt. Qëndrimet e mia politike janë të hapura. Nuk kam nevojë krejt takimet e mia nëpër vende publike, me dhanë sqarime, cka kam folë e cka kam bë.
Sa i përket koalicioneve, Ali Berisha i bën ato me dashtë, s’kam nevojë unë me u përzi, as me bo presion. Jam edhe për veti tu diskutu për Prishtinë.
“S’ka asgjë të msheftë”, ka thënë Berisha