Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar fotografinë e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe shefin e AKi-së, Petrit Ajeti, në “Darkën e Lamës”.
Ai ka bërë me dije se pas dështimit në veri, shefi i AKI-së është dashur të dorëhiqet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se kjo fotografi është presion ndaj Prokurorisë së Shtetit.
“Ky kryespiuni që nuk dha dorëheqje pas dështimit në veri, do të duhej të ishte të pakten duke e hetuar Pecin për krim dhe korrupsion, i cili sonte na qenka veshur si Rugova, jo të hajë bashkë me të aty. Kjo foto është presion ndaj Prokurorisë së Shtetit. As vetë nuk do të duhej t’i shpëtonte kësaj të fundit, sepse është i implikuar goxha thellë në skandalin e rezervave shtetërore. Lamë shteti, bamë zyrtarët!”, ka shkruar Behramaj.