-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Fotografia e ballkonit, ironizim apo zhvendosje e vëmendjes? (Video)

- Advertisement -

Vetë i pesti e fytyrat plot gaz.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mblodhi të martën pasdite presidenten, kryeparlamentarin, kryediplomaten e kryenegociatorin në ballkonin e ekzekutivit.

Ai shkroi se me ta kaloi këndshëm në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, ironizim ky sipas organizatës joqeveritare FOL, në njëfarë mënyre mund të nënkuptonte izolim për vendin.

Përshkrimi po konsiderohet një ‘diss’ për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas dështimit të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, por për dikë i pavend.

Nga këndvështrimi i marrëdhënieve me publikun, është bërë vetëm për konsum politik. FOL-i këtë e konsideron edhe si anashkalim të prioriteteve karshi situatës ku ndodhemi.

Shefi i qeverisë, këshillohet që të marr me seriozitet përgjegjësitë që i takojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit