Gashi, siç merr vesh Gazeta Insajderi, ka një të kaluar kriminale, i cili lidhet edhe me grupin e personave për grabitjet në Prishtinë.
Insajderi ka arritur të sigurojë ekskluzivisht fotografinë e Gashit, i cili është në arrati që nga nata e mbrëmshme.
Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
Nga QKUK’ja mbrëmë kanë bërë të ditur se gjendja e të plagosurit është stabile dhe se po trajtohet në Ortopedi.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Ata kanë bërë të ditur se sulmi është kryer nga dy persona me maska mbrëmë.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, u tha në njoftimin e Policisë.