Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e tij.
Në imazh, Thaçi shihet duke ecur i vetëm në një park të gjelbëruar, i rrethuar nga pemë dhe shkurre, ndërsa fotografia është shkrepur nga lart, duke i dhënë asaj një pamje reflektuese dhe simbolike.
Publikimi i kësaj fotografie vjen një ditë pas intervistës që ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Kosovës dha nga paraburgimi në Hagë.