-0.4 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Fotografi e rrallë familjare: Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias prezantojnë katër fëmijët e tyre

- Advertisement -

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias kanë ndarë për herë të parë një fotografi familjare me të katër fëmijët e tyre.

Çifti publikoi imazhin e rrallë në Instagram, pak ditë pasi mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, duke i dhënë publikut një vështrim të veçantë në jetën e tyre private, të cilën e kanë mbajtur gjithmonë larg vëmendjes.

Përveç të porsalindurit, ata janë prindër edhe të binjakëve 7-vjeçarë, Lucy dhe Nicholas, si dhe vajzës 5-vjeçare, Mary, shkruan DailyMail.

Kournikova e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin emocional “Rrezet e mia të diellit”, ndërsa më herët, më 22 dhjetor, çifti kishte ndarë edhe një imazh të foshnjës së vogël të mbështjellë me batanije.

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë në një lidhje që prej vitit 2001, kur u njohën gjatë xhirimeve të videoklipit “Escape”.

Ish-tenistja ruse, e cila u tërhoq nga sporti në vitin 2003 për shkak të dëmtimeve të shpeshta, shfaqet rrallë në rrjetet sociale, duke e bërë këtë postim familjar edhe më domethënës për fansat e çiftit. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit