15.2 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

FOTO/ Pasagjeri kapet në Aeroportin e Prishtinës me mbi 1.5 kg stoli argjendi të padeklaruar

- Advertisement -

Pas kontrollit të detajuar, u gjetën mbi 1.5 kilogramë stoli me vlerë të konsiderueshme, çka çoi në nisjen e procedurave për kundërvajtje doganore ndaj personit në fjalë.

“Gjatë skanimit të bagazhit, u zbulua një sasi e konsiderueshme stoli argjendi, e cila, pas verifikimit, rezultoi të ishte 1.518,89 gram me një vlerë të faturuar prej 2.457,58 euro. Fatura u prezantua nga vetë pasagjeri vetëm pas zbulimit të rastit, ndërsa shmangia doganore ishte në vlerë prej 732,40 €”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar dhe i nënshtrohet procedurave të mëtejshme në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizës. Kundër personit në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat do të mbeten nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi.

FOTO/ Pasagjeri kapet në Aeroportin e Prishtinës me mbi 1.5 kg stoli argjendi të padeklaruar - Insajderi - image 1 2

 

Të ngjashme

Të fundit