Melanie B u martua me të dashurin e saj, Rory McPhee, në Katedralen e Shën Palit në Londër, më 5 korrik.
Ish-anëtarja e grupit të famshëm, “Spice Girls”, shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga Josephine Scott, i cili ishte i zbukuruar me perla, xixa dhe një bust me rrudha. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një vello mbi flokët kaçurrela, ndërsa bashkëshorti i saj veshi një kilt tradicional skocez.
Të dy dukeshin shumë të dashuruar dhe ndanë një puthje të butë pas ceremonisë jashtë kishës. Vlen të përmendet se Katedralja e Shën Palit është e famshme sepse ishte vendi ku u martuan Princi i atëhershëm Charles dhe Diana Spencer në vitin 1981.
Këngëtarja disa orë më vonë ndau një foto të saj në “Instagram”, në të cilën shohim fytyrën e bashkëshortit të saj dhe atë të veshur me një xhaketë të shkurtër mbi fustanin e nusërisë ku shkruan: “Të sapomartuar”.