0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Fundi i së zisë për Kate Middleton, dalja e saj përkrah Princit William tërheq vëmendjen (Foto)

- Advertisement -

Princi dhe Princesha e Uellsit bënë një paraqitje të re zyrtare të martën, pas përfundimit të zisë mbretërore. Pas shtatë ditësh zie pas funeralit të monarkes së ndjerë, gjakblutë i rikthehen jetës dhe detyrave të tyre të përditshme.

Princi William dhe Catherine Middleton u shfaqën në qytetin Holyhead të Uellsit të Veriut dhe vizituan stacionin lokal të shpëtimit dhe folën me ekuipazhin dhe vullnetarët.

Në paraqitjen e saj të parë që nga fundi i zisë mbretërore, Catherine Middleton u shfaq me të gjitha kombinimet me ngjyrë. Ajo theu monotoninë e së zezës duke veshur një pallto të kuqe me kopsa floriri. Për aksesorë ajo zgjodhi një rrip të zi dhe një palë taka të shkëlqyera. Nëna e Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis e kompletoi kombinimin e saj me një palë rrathë delikate ari.

Princi William është shfaqur me një kostum blu të kaltër të cilin e ka kombinuar me këpucë kamoshi ngjyrë kafe.

Princi dhe Princesha e Uellsit më pas do të vizitojnë Holyhead Marina dhe kafenë e zonës ku do të takohen dhe do të bisedojnë me njerëz nga bizneset lokale.

Orari i Princit William dhe Catherine Middleton është shumë i ngarkuar, pasi më pas ata do të zhvendosen në qytetin Swansea në Uellsin Jugperëndimor. Aty do të vizitojnë kishën e Shën Thomait ku ofrojnë punë të rëndësishme dhe ndihmojnë qindra njerëz. Përveç kësaj, ata do të kenë mundësinë të takojnë vullnetarë që punojnë në bankën e ushqimit të kishës dhe në bamirësinë Swansea Baby, e cila shpërndan sende thelbësore si pajisje tualeti dhe veshje për nënat e reja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit