0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Forumi i organizuar nga Osmani, Weller: Nuk u ftuan gratë që dhanë kontribut në luftë

- Advertisement -

Nora Weller, aktiviste për Trashëgiminë Kulturore, ka reaguar rreth Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po organizohet për herë të parë nga Presidenca e Kosovës dhe i cili po mbahet në Prishtinë.

Weller, përmes një postimi në Twitter ka thënë se, gratë që kontribuuan për paqen dhe diplomacinë në luftë në Kosovë nuk kanë qenë të ftuara në këtë eveniment, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ajo ka shtuar se, këtë qasje nuk do ta kishte miratuar ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

“Gratë që (në fakt) kontribuan për paqen dhe diplomacinë në luftën e nxehtë të viteve të 90-ta në Kosovë nuk janë ftuar në këtë eveniment. Madeleine Albright nuk do ta kishte miratuar këtë qasje”, ka thënë Weller.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit