Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte planifikuar që sot të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, mirëpo për shkak të tensioneve të krijuara në veri të vendit, është shtyre pjesëmarrja.
Nga Qeveria e Kosovës, kanë thënë se nuk është definitive ende nëse i pari i ekzekutivit do të marrë pjesë ose jo.
“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, ka thënë Kryeziu për IO.
Një ditë më parë, në protestat e dhunshme të serbëvë në Zveçan kanë mbetur të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it