23.5 C
New York
Thursday, November 7, 2024

Buy now

Forumi i Bledit/ Gërvalla e vetmja kryediplomate që lihet jashtë takimeve të ministres franceze?

- Advertisement -

Forumi Strategjik i Bledit do të mbahet në datat 28 dhe 29 gusht në Slloveni. Kosova në këtë organizim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla. Të dy, sipas agjendës zyrtare do të marrin pjesë në nga një panel. Kjo e fundit megjithatë, nuk është vendosur në listën e takimeve të ministres franceze për Evropë, Laurence Boone, e cila sipas komunikatës zyrtare të MPJ-së së këtij shteti, do të ketë takime me të gjithë ministrat e Jashtëm të rajonit. A u la Gërvalla jashtë?

Tani, sipas komunikatës së publikuar gjatë ditës së sotme nga Ministria e Jashtme Franceze, ky shtet do të përfaqësohet nga Boone në këtë forum. Sipas asaj që shkruan aty, Boone do të ketë shumë takime, madje, me thuajse të gjithë ministrat e Jashtëm të rajonit.

“Ajo gjithashtu do të mbajë takime me disa përfaqësues të shteteve të ndryshme që do të marrin pjesë në Forumin Strategjik: Bujar Osmani, Maqedoni e Veriut, Megi Fino, zëvendësministër i Shqiërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elmedin Konakovic, ministër për Punë të Jashtme i Bosnjes dhe Hercegovinës, Mehmet Kemal Bozay, zëvendësministër i Turqisë për Punë të Jashtme, Mariya Gabriel, zëvendësministër i Bullgarisë për Punë të Jashtme, dhe Ivica Dacic, ministër i Serbisë për Punë të Jashtme.” – thuhet në komunikatën e publikuar.

Në këtë listë, mungon emri i Donika Gërvallës. Po ashtu, mungon edhe emri i ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, rol që e mban kryeministri në detyrë i këtij shteti, Dritan Abazoviq, shkruan Nacionale.

Nuk dihet nëse do të organizohet ndonjë takim ose arsyeja se pse Gërvalla ka mbetur jashtë kësaj liste. Por, vlen të theksohet se pjesë e masave të Bashkimit Evropian të vendosura kundër Kosovës, janë edhe takimet e niveleve të larta, përveç atyre që kanë të bëjnë të bëjnë me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkohë, krejt në fund të komunikatës së MPJ-së franceze, thuhet se ministrja Boone do të takohet edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

“Ministrja i Shtetit do të takohet gjithashtu me Miroslav Lajçak, Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e Francës për të mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit evropian, si dhe nevojën për përparim konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.” – bëhet e ditur në komunikatë.

Më shumë rreth Forumit Strategjik të Bledit

Këtë vit, Forumi Strategjik i Bledigt do të organizohet nën titullin “Solidaret për Sigurinë Globale”.

Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, Forumi i Bledit është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila zakonisht zhvillohet pranë liqenit Bled, Slloveni.

Në këtë Forum, marrin pjesë figura nga fusha të ndryshme, derisa shkëmbejnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për t’i adresuar sfidat aktuale dhe ato të së ardhmes.

Po ashtu, Forumi Strategjik Bled është një projekt ndërqeveritar i Republikës së Sllovenisë.

Sa u përket liderëve të shtetit tonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të marrë pjesë në një panel diskutimi me liderët e tjerë pjesëmarrës, i cili fillon nga ora 14:30.

Po ashtu ditën tjetër, pjesëmarrëse në një panel diskutimi do të jetë edhe kryediplomatja Gërvalla, ku përballë, do t’i ketë edhe emisarin Miroslav Lajçak dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic.

Këta, dhe të tjerë, do të diskutojnë në një panel nga ora 17:45 i cili do mban titullin: “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit