10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Formohet Komisioni përzgjedhës për formimin e bordit të OShP-së

- Advertisement -

Qeveria e Republikës ka miratuar emërimin e Komisioni për zgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe 4 anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të këtij komisioni.

Alban Nevzati – kryesues, ekspert financiar nga mërgata në Zvicër.  

Leonita Shabani – Mullarama, anëtare, zv/sekretare e përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë.

Isuf Zejna – anëtar, ekspert ligjor në prokurorim

Enis Spahiu – anëtar, zv/sekretar në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Imer Shavelli, anëtar, drejtor i aludimit në Ministrinë e Drejtësisë

“Ky organ është mjaftë i rëndësishëm për proceset zhvillim ore të vendit. Andaj, e kemi konsideruar të domosdoshëm që ky komision të përbëhet nga ekspertiza e jashtëm”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit