16.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Vjosa Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar krizën institucionale në vend, duke u ndalur te bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe pamundësia për formimin e Qeverisë së re.

Kryeziu tha se në raste të tilla, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës dhe krijimin e institucioneve të reja.

“Presidentja ka kompetenca neutrale dhe përfaqëson unitetin institucional. Në situata të caktuara, ajo ka për detyrë të ndihmojë në krijimin e institucioneve. Duhet të jetë aktive, pasi ka dhënë betimin në Parlament,” theksoi ai.

Kryeziu paralajmëroi se nëse presidentja nuk merr masa për të ndikuar në zgjidhjen e krizës, atëherë mund të ndërhyjnë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse nuk ndërhyn Osmani, atëherë ndërhyjnë forcat e jashtme, respektivisht administrata amerikane,” tha ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Këto deklarata vijnë në kohën kur Kuvendi ka dështuar për herë të nëntë të konstituohet, duke e lënë vendin në një ngërç të thellë institucional

Të ngjashme

Të fundit