Lajme

Formimi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ndihmon zhvillimin e FSK-së

By GAZETA SCANNER

October 29, 2023

Aktualisht është në proces formimi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, projektligj i cili ka kaluar në lexim të parë. Nga Ministria e Mbrojtjes treguan se kjo Agjenci do të merret me zbulimin dhe kundërzbulimin lidhur me kërcënimet ndaj FSK-së. E njohës të fushës mirërpresin formiine një Agjencie të tillë, dhe se vlerësohet se kjo nuk ndërhyn në punët e AKI-së.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është mekanizmi më i ri që pritet t’i shtohet Ministrisë së Mbrojtjes. Ky projektligj i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, ka për qëllim ta mbështetë Ministrinë në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet dhe rreziqet ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga ky dikaster, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë për televizionin se formimi i AISM-së do të ketë dobi për FSK-në.

“Sigurisht se përderisa lufta hibride ka marr përmasa të gjera, formimi i këtij agjencioni do t’i shërbej ngritjes së nivelit të sigurisë në vend përmes grumbullimit, analizmit, përpunimit dhe vlerësimit të informacionevce për ushtritë tjera, sistemet e mbrojtjes, presionet e jashtme, synimet e individëve dhe grupeve të brendshme planet e të cilëve të vëna në veprim do të mund të rrezikonin sigurinë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Luftimi i aktiviteteve keqdashëse edhe pas formimit të agjencionit do të bëhet në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë dhe inteligjencës”, është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Se një gjë e tillë është më se e nevojshme dhe duhet formuar sa më parë, e thotë edhe një ish- kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ani pse kjo Agjenci ka misionin e njëjtë me atë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, sipas projektligjit duket se nuk bie ndesh me kompetencat e njëra tjetrës.

Aktualisht, çështjet e kësaj natyre trajtohen nga ana e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në kuadër të FSK-së, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.