Real Madridi është gati të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve në atë që do të jetë një format krejt i ri duke filluar nga sezoni 2024/25.
Si pjesë e këtij formati, të gjitha skuadrat në garën më të madhe për klube në Evropë do të vendosen në një fazë fillestare të ‘ligës’.
Një ekip do të luajë tetë ndeshje në fazat e ligës, katër si vendas dhe katër si mysafir.
Shorti do të bazohet në katër vazo. Por, ky format i ri do të thotë se Real Madrid mund të përballet me disa nga skuadrat më të mira të Evropës në vetë fazën e parë të garës, me shortin që hidhet më 29 gusht në Monako.
Los Blancos do të duhet të përfundojnë në tetëshën e parë për t’u kualifikuar automatikisht në raundin e 16-të. Për këtë, ata do të duhet të fitojnë shumicën e tetë ndeshjeve të tyre.
Këtu janë disa nga skuadrat kryesore (nga vazo 1 dhe vazo 2) me të cilat mund të përballen Los Blancos në fazën e grupeve të ligës për shkak të formatit të ri.
Manchester City
Bayern Munich
Paris Saint-Germain
Liverpooli
Interi
Dortmundi
RB Leipzig
Bayer Leverkusen
Atalanta
Juventus
Arsenali
Milani.