Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e madhe mes Paris Sg dhe Arsenalit, duel ky që po pritet me interes të madh nga e gjithë bota.
Parisi është një hap para në këtë ndeshje pasi në takimin e parë e fitoi me rezultatin 1:0, ndërkaq, Arsenali vjen për përmbytjen e madhe.
Njëra nga këto skuadra që del fituese sonte kualifikohet në finale ku atje e pret Interi.
Më poshtë formacionet zyrtare:
PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Ruiz; Barcola, Doue, Kvaratskhelia
Arsenal XI: Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Merino, Martinelli