Fituesit e tripletës, Manchester City do të takohen me fillim nga ora 19:00 me fituesin e Copa Libertadores, Fluminense në finalen e Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Manchester City u kualifikua për në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale ka mposhtur Uraëa Red Diamonds me rezultat 2-0
Fluminense në anën tjetër e siguroi biletën e kualifikimit për në finale pas fitores me rezultat të pastër 2-0 ndaj ekipit egjiptian Al Ahly.
Në rast se City e fiton në fund këtë finale do të kapte shifrën e pesë trofeve të fituar në vitin 2023.
Kjo ndeshje është cilësuar si shumë e rëndësishme edhe nga Pep Guardiola, i cili ka thënë se kjo mund të jetë një ndeshje që mund ta luajnë një herë në jetë.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Ake, Rodrigo, Lewis, Bernardo, Foden, Grealish, Alvarez
Fluminense: Fábio, Xavier, Nino, Melo, Marcelo, Andre, Martinelli, Ganso, Arias, Keno, Cano.