Shtëpia më e madhe e sportit të futbollit evropain, UEFA ka publikuar një formacion të mundshëm për skuadrën e Shqipërisë dhe asaj të Spanjës.
Ndeshja luhet nesër në darkë, në ora 21:00.
Sipas UEFA-s, Shqipëria do të startojë me: Strakoshën, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci, Broja.
Ndërkaq Spanja nis me: Raya, Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo, Merino, Zubimendi, Olmo, Torres, Joselu, Oyarzabal.
Shqipërisë i duhet të fitojë gjithsesi lojën ndaj Spanjës, për të vazhduar më tej në Kampionatin Evropian.