Fort po teston një stacion karikimi robotik për automjete elektrike, që mund ta bëjë më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara për të mbushur makinat e tyre.
Prodhuesi i makinave me bazë në Michigan ka demonstruar një sistem prototip, të zhvilluar nga inxhinierët në Universitetin e Dortmundit, Gjermani, transmeton Telegrafi.
Sistemi përbëhet nga një krah robotik që zgjatet deri në portin e karikimit të një makine elektrike, i operuar nga shoferi nëpërmjet smartfonit të tij nga brenda automjetit.
Pas karikimit, krahu tërhiqet përsëri në vend dhe shoferi mund të niset rrugës së tij – pa pasur nevojë të dalë ndonjëherë nga makina.