Policia e Kosovës nga sot është pajisur me armë të gjata.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëvë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sveçla e ka parë këtë si rritje të efikasitetit në luftimin e krimit, shkruan lajmi.net.
“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Xhelal Sveçla në rrjetin social Facebook.
Ministri ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.