-10.6 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore

- Advertisement -

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale janë angazhuar në stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26”, e cila po zhvillohet në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.

Stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte të vështira mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprim në terrene të ashpra malore.

Përmes kësaj stërvitjeje synohet përgatitja maksimale e Forcave Speciale për përmbushjen me sukses të çdo misioni, duke garantuar profesionalizëm të lartë dhe reagim efektiv në çdo situatë.

Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme

Të fundit