Pesë persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një shkollë fluturimi në qytetin qendror të Ukrainës Kropyvnytskyi të enjten, tha guvernatori rajonal.
Kropyvnytskyi është në rajonin Kirovohrad, shkruan BBC.
Guvernatori tha se dy raketa goditën hangarët në qytetin qendror të Ukrainës rreth orës 12:20 me kohën lokale.
Raikovych tha se të plagosurit po trajtohen, duke shtuar se lëndimet e tyre nuk ishin të rënda sa t’u rrezikonin jetën.