Një pikë evakuimi për civilët në Kiev është bombarduar nga forcat ruse. Një predhë artilerie ra pikërisht në një korridor plotë me qytetarë që po i largoheshin agresorit rus.
Gazetarët ndërkombëtarë që janë aty thonë se të paktën 3 civilë janë vrarë, mes tyre 2 fëmijë.
Megjithatë, akoma nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e viktimave.
Sot është dita e 11 e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.