28.5 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Forcat izraelite v*asin së paku 27 palestinezë që po përpiqeshin të merrnin ushqim

- Advertisement -

Të paktën 27 persona u vranë nga forcat izraelite ndërsa përpiqeshin të merrnin ushqim dhe gjashtë të tjerë vdiqën nga uria ose kequshqyerja në Gaza të dielën.

Siç shkruan The Guardian, dëshmitarët janë shprehur se forcat izraelite qëlluan mbi turma që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore nga një pikë shpërndarjeje e drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.

Në total, 119 persona u vranë në Gaza nga të shtënat dhe sulmet ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë ata që po kërkonin ndihmë, tha ministria e shëndetësisë në Gaza, shkruan The Guardian.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestinase tha se ushtria izraelite goditi selinë e saj në Khan Younis, në jug të Gazës, të dielën, duke vrarë një punonjës dhe duke plagosur tre të tjerë.

 

Të ngjashme

Të fundit