21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Forcat amerikane bëhen sërish objekt i sulmeve në Irak

- Advertisement -

Forcat amerikane kanë qenë cak i tri sulmeve në Irak të martën por nuk kanë pësuar dëme, kanë thënë burime të sigurisë të enjten, e që janë vlerësuar si sulmet më të mëdha ndaj forcave brenda një dite që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimit anti-terrorizëm të Irakut ishin cak nga një pajisje shpërthimi afër qytetit të Mosulit, duke dëmtuar një automjet por pa viktima.

Dronët po ashtu shënjestruan bazën al-Harir në Erbil dhe Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, të dyja baza ku qëndrojnë forca amerikane dhe ndërkombëtare, raportoi The Guardian.

Shërbimi kurd anti-terrorizëm i Irakut ka thënë se njëra prej bazave ishte evakuuar më 20 tetor. Trupat e udhëhequra nga SHBA-ja janë sulmuar të paktën 40 herë në Irak dhe Siri që në fillim të tetorit për shkak të sulmit të Izraelit në Gaza si hakmarrje për sulmin e Hamasit të 7 tetorit. 45 ushtarë amerikanë janë lënduar, patën thënë zyrtarët e SHBA-së. Washingtoni fajëson për sulmet grupet e lidhura me Iranin dhe e bën përgjegjës Teheranin.

Grupit militare të mbështetura nga Irani në Irak kanë thënë publikisht se asetet amerikane do të vazhdojnë të jenë cak për sa kohë që SHBA-ja mbështet Izraelin në luftën në Gaza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit