Skuadra e Vushtrrisë të shtunën luan ndeshjen jetike për barazh ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kreyqytet.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në Superligë në sezonin 2025/26, përcjell Periskopi.
Para katër orësh, FFK ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, teksa “Forca” me nxitim tashmë ka blerë shumicën e tyre në veri, aty ku do pozicionohen si tifogrup.
Siç duket, ‘Forca’ do jetë shumë e mobilizuar për këtë super ndeshje, që luhet të shtunën nga ora 16:00.