Kosova është bërë me një parti të re. Bëhet fjalë për nismën politike konservatore “Forca e Re Kombëtare”, e iniciuar nga ish-ministri Ferid Agani.
“Me 14 dhe 17 Korrik, u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ të nismës politike konservatore “Forca e Re Kombëtare”, si hap i rëndësishëm drejt themelimit të subjektit të ri politik që synon të sjellë frymë të re të përfaqësimit qytetar, identitar, moral dhe kombëtar në skenën politike të Kosovës”.
Këshilli Organizativ i këtij subjekti thekson se u dakordua që procesi i themelimit të subjektit të ri politik të mbështetet në parimin e bashkimit të Partisë së Drejtësisë me Grupin Politik të Intelektualeve “Integriteti”, duke e shkrirë trashëgiminë 25-vjeçare me vizionin e ri, në frymën e parimit të barazisë së plotë ndërmjet dy partnerëve politikë, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë akt themelues, “Forca e Re Kombëtare” hyn në një fazë të re të organizimit të saj, me synimin për të ndërtuar një subjekt të përgjegjshëm, të hapur dhe të angazhuar për të mirën e përbashkët të qytetarëve të Kosovës