6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Forbes” nxjerr listën/ Kush janë 100 gratë më të fuqishme në botë, mes tyre edhe Giorgia Meloni

- Advertisement -

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, është gruaja më e fuqishme në botë.

Këtë përfundim ka nxjerrë revista prestigjioze “Forbes”, e cila ka listuar 10 gratë më të fuqishme në botë.

Lista ka pësuar ndryshime për shkak se disa nga gratë më të fuqishme ranë ose u dorëhoqën nga pozicionet që kishin. Ndër ta përmendim lideret e politikës në Finlandë, Zelandë të Re dhe Skoci, Sanna Marin, Jacinda Ardern dhe Nicola Sturgeon.

Gjithashtu Susan Wojcicki dha dorëheqjen pas 9 vitesh si CEO e “YouTube” në krye dhe Martina Merz u largua nga posti i shefes ekzekutive e konglomeratit gjerman Thyssenkrupp.

Nga ana tjetër, korrën sukses të madh Robyn Grew, e cila u bë gruaja e parë që drejtoi “Man Group”, këngëtarja Taylor Swift, Beyonce dhe Barbie, apo edhe Giorgia Meloni.

Si rrjedhojë, Ursula von der Leyen është listuar e para, pasuar nga Christine Lagarde presidentja e Bankës Qendrore Evropiane dhe zv.Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

E katërta listohet kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe e pesta këngëtarja Taylor Swift.

Mes grave më të fuqishme “Forbes” ka përfshirë dhe shumë emra të tjerë të njohur, siç janë këngëtarja Beyonce, Karen Lynch e kompanisë CVS të shërbimeve shëndetësore, etj.

Për më tepër, shihni listën e mëposhtme./ CNA

“Forbes” nxjerr listën/ Kush janë 100 gratë më

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit