7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fondi amerikan interesohen për investim te Interi

- Advertisement -

‘La Stampa’ bën me dije se një fond amerikan është seriozisht i interesuar të investojë te Interi në fund të sezonit.

Gjërat janë pak të pasigurta për ‘Nerazzurët’ për momentin, me raportet që u shfaqën dje se China Construction Bank Asia ka hapur padi të shumta kundër presidentit Steven Zhang dhe Suning për të rimarrë qindra milionë borxhe të papaguara.

Dy çështje gjyqësore janë ngritur në Hong Kong dhe një çështje tjetër po zhvillohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara.

Siç raportohet nga ‘La Stampa’, një fond amerikan është i interesuar të hyjë në strukturën aksionare të Interit në muajt e ardhshëm dhe po planifikon të investojë në klub.

Tifozët e ‘Nerazzurrëve’ janë lodhur gjithnjë e më shumë nga pronësia e Zhang dhe Suning dhe rregullisht u bënin thirrje pronarëve që të shesin klubin.

Interi ka qenë duke luftuar me çështje financiare që nga pandemia COVID, duke i detyruar ata të shesin yjet Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi pas suksesit të tyre të fundit në Scudetto, dhe ata përsëri pritet të shesin lojtarë gjatë verës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit