Fondacioni në përkrahje të Thaçit: Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, lamtumirë mik i presidentit

- Advertisement -

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresmenit Eliot Engel, duke theksuar se ky i fundit ishte prej politikanëve amerikanë që për dekada të tëra mbështeti çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Tutje, Fondacioni ka falënderuar Engel për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

Postimi:

Lamtumirë, mik i presidentit Thaçi dhe i Kosovës!

Kongresisti Eliot Engel ishte një prej politikanëve amerikanë që për dekada të tëra mbështeti çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ai ishte një mbështetës i presidentit Thaçi edhe tani kur po përballet me padrejtësitë në Hagë.

Prehu në paqe, mik i madh. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!

Të ngjashme

Të fundit