12.7 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Foda zbulon se pati kontakte përmes Whatsapp-it me Arijon Ibrahimovic

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ai u pyet edhe për dyshen e Heidenheim, Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic, të cilët janë përfolur shumë se do të përfaqësojnë Kosovën.

Për këtë të fundit, Foda tha se ka pasur kontakte përmes aplikacionit “Whatsapp” disa herë me të.

“Në parim është me rëndësi të flasim për lojtarët që janë prezentë dhe që e përfaqësojnë Kosovën dhe që janë të gatshëm të luajnë për Kosovën. Kam pasur kontakt me të dy. Nuk përjashtohet mundësia që të luajnë në të ardhmen për Kosovën. Tani Ibrahimovic luan për Gjermaninë U21 Me Ibrahimovic kam kontaktuar disa herë. Kemi komunikuar në “Whatsapp”, por në të ardhmen do të shohim”, tha Foda.

Të ngjashme

Të fundit