Foda: Të gjithë së bashku e kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës

- Advertisement -

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen institucionale duke e theksuar rëndësinë e unitetit dhe motivimit në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë.

Trajneri gjerman  u shpreh se kjo përkrahje i bën të gjithë krenarë dhe e bëri një premtim para finales së “play-off”-it të Botërorit 2026.

“Të gjithë së bashku e kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës. Tani e kemi edhe një ndeshje përpara dhe mund të jeni të sigurt se kjo kombëtare të martën do të japë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, theksoi Foda.

Të ngjashme

Të fundit