-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Foda shpjegon pse u zëvendësua Muriqi, lavdëron disa nga lojtarët

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se Vedat Muriqi gjatë ndeshjes me Qipron u zëvendësua sepse kishte disa shqetësime të vogla.

“Vendimi për të luajtur me Vedatin në sulm, ka ardhur sot pasdite kur kemi bërë testin e fundit, dhe pas pjesës së parë ai ka ndjerë sërish disa shqetësime të vogla, dhe kjo është arsyeja pse është zëvendësuar”.

Ai gjatë konferencës pas ndeshjes me Qipron, tha se Muriqi probleme të vogla ka shfaqur edhe në ndeshjen me Rumaninë, dhe për këtë arsye është zëvendësuar gjatë zhvillimit të përballjes.

“Më pas në dy stërvitjet pasuese, ai nuk është stërvitur me skuadrën, ka pasur stërvitje të veçanta nga grupi”, shtoi Foda.

Ai e vlerësoi përformancën e disa lojtarëve, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se kush do të jenë futbollistët e dominuar për tetor.

“Patjetër që duhet të mendojmë edhe për fitore në tetor, ne duhet të fitojmë të dyja ndeshjet nëse dëshirojmë të tentojmë të përfundojmë të parët në grup”.

“Sot kemi marrë disa përgjigje shumë të mira nga disa futbollist, siç janë Lindon Emërllahu, Ermal Krasniqi, Donat Rrudhani, por edhe Albion Rrahmani, të cilët kanë pasur një ngritje goxha të madhe të formës së tyre në periudhën e fundit, prandaj duhet të shohim se cilët do të jenë futbollistët e nominuar për ndeshjet e tetorit”.

Kosova e mundi Qipron me rezultat 0-4.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit