23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Foda për ndeshjet e qershorit: Nuk duam eksperimente, duam fitore

- Advertisement -

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit.

“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi fillimisht ai.

Ai tha se lojtarët e rinj janë integruar shumë mirë, kurse tha se mbetet të shihet se kush do të luajë dhe kush jo.

“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.

“A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, u shpreh Foda

Të ngjashme

Të fundit