21 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Foda për mungesën e Rrahmanit: Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u pyet edhe për mungesën e kapitenit, Amir Rrahmani.

“Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, tha Foda.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Të ngjashme

Të fundit