27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Foda: Një trajner modern duhet të jetë i kompletuar në çdo aspekt

- Advertisement -

Nga stërvitja në lojë – suksesi fillon që aty!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ndau përvojën e tij me trajnerët pjesëmarrës në kursin për Licencën A të organizuar nga FFK.

🎯 Fokus: Përkushtimi 100% në stërvitje.
🗣️ Komunikimi me lojtarët.
📊 Analiza e ndeshjeve.
🧩 Roli i trajnerit si lider, psikolog dhe strateg.

“Një trajner modern duhet të jetë i kompletuar në çdo aspekt.” – Franco Foda.

⚽ Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Departamenti Teknik i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është mbajtur një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të kursit për Licencën A.

👨‍🏫 Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka zhvilluar një ligjëratë teorike me kandidatët për Licencën A, ku ka ndarë përvojën dhe filozofinë e tij të punës me ekipet kombëtare dhe klubet në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

🏃‍♂️ Menjëherë pas ligjëratës, është mbajtur edhe një seancë stërvitore, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shohin nga afër metodologjinë dhe qasjen e trajnerit Foda në menaxhimin e stërvitjes dhe zhvillimin e lojës.

🏟️ Të dy aktivitetet u zhvilluan në ambientet e Kampit Nacional në Hajvali, duke krijuar kësisoj një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim përvoje dhe avancim profesional për trajnerët pjesëmarrës në kursin për Licencës A.

💪 FFK do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e trajnerëve vendorë përmes aktiviteteve të këtilla, duke ngritur standardet dhe kapacitetet e trajnimit në futbollin kosovar.

Të ngjashme

Të fundit