Trajneri Franco Foda është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Sllovakinë.
Foda tha se skuadra e tij është gati të bëjë më të mirën në fushë.
“Besoj që jemi përgatitur mjaftë mirë. Këto dy/tri ditë kemi punuar mjaftë mirë, jemi përgatitur mirë. Do shohim nesër se a mund të arrijmë fitore. Kemi dëshmuar se mund të fitojmë, si në ndeshjen ndaj Suedisë apo Sllovenisë”, u shpreh Foda
“Kur kam nënëshkruar kontrtatën, qëllimi ka qenë të bëjmë bazën për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian. Tani jemi këtu dhe shpresojmë të arrijmë në Kupën e Botës. Kur kam nënshkruar, kam qenë në dijeni se ekipi i Kosovës ka kualitet. Kemi bërë disa ndryshime, me lojtarët e rinj – dhe me ta kemi ecur më shumë para”, vazhdoi tutje trajneri i Kosovës
Kujtojmë që nesër nga ora 20:45, Kosova dhe Sllovakia luajnë ndeshjen e play-offit të Kupës së Botës 2026.






